Blank: Nasrine e pret stoli
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Trajneri i Francës, Loren Blank, nuk e ka vendosur ende formacionin me të cilin do të zbresë në fushë kundër Anglisë më 11 qershor. Fitorja e fundit në miqësoren me Estoninë 4-0, konfirmoi se “gjelat” janë një forcë vrasëse në sulm, por mbrojtja shfaq ende pasiguri. Trajneri mohoi kritikat se Filip Meksesi është mbipeshë.
Qendërmbrojtësi i Milanit e ka në dyshim vendin e titullarit në ndeshjen me Anglinë (mund të luajë Koshielni), ndërsa e quajti shokues lënien e një mbrojtësi si Rio Ferdinand jashtë kombëtares angleze. Mbrojtësi i majtë, Patris Evra (rrezikohet nga Klishi) dhe Nasri, janë lojtarët e tjerë që duhet të luftojnë për një vend titullari. “Kam konfirmuar bindjen për disa lojtarë. Nuk dua të përmend emra specifik, por besoj se më kuptoni për cilin po flas”, – u shpreh ish-ylli i 2 herë kampionëve të kontinentit një ditë më parë, duke iu referuar Riberisë dhe Benzemasë në formë të shkëlqyer. “Qendra e mbrojtjes më lë ende disa dyshime. Nuk më ka dhënë garanci. Nuk e kam vendosur ende formacionin. Mund të luajmë edhe me 4-3-3, por kjo varet nga vendimi që do të marr për ta aktivizuar apo jo Nasrinë në krah të djathtë”, – u shpreh Blank.
Riberi frenon: Kemi ende punë
Ndryshe nga deklaratat euforike të shokëve të skuadrës, Frenk Riberi nuk është i mendimit se Franca është në 100% të formës së saj. “Kemi zhvilluar 3 miqësore shumë të mira, por mund të përmirësohemi më tej. Kemi ende punë për të bërë që të themi se jemi gati. Kam një përgjegjësi të madhe, sepse jam një nga senatorët e skuadrës. Rekordi ynë pa pësuar humbje na jep shumë besim në këtë rrugë. Do të japim gjithçka për të triumfuar”, – tha fantazisti.
Benzema: Anglia do vuajë me ne
Karim Benzema u ka bërë thirrje “gjelave” që të shfrytëzojnë dëmtimet e Anglisë për t’i mundur në ndeshjen e parë të Grupit D. “S’ka diskutim që dëmtimi i Lampardit, Berrit dhe Kahillit, por edhe mungesa e Runit në dy ndeshjet e para do të ndihen tek Anglia. Kanë probleme në çdo repart. Runi është një pikë reference për ishullorët por, veç sulmit, u duhet të ndryshojnë dhe në prapavijë. Megjithatë, unë i shoh shanset 50-50″, – u shpreh sulmuesi.