e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Futbolli ne shkolla, Mishel Platini ne Tirane per nismen e qeverise

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbolli ne shkolla, Mishel Platini ne Tirane per nismen e qeverise

Presidenti i UEFA-s, Mishel Platini, do të jetë i pranishëm në kryeqytet sot për t’i dhënë “dritën jeshile” programit të ri të qeverisë dhe FSHF-së për futbollin në shkolla. Por, nga ana tjetër, ai do të bekojë edhe marrëveshjet për stadiumin e ri “Qemal Stafa” dhe rindërtimin e “Ruzhdi Bizhutës”.
 
Lajmi konfirmohet nga FSHF. Në muajt e fundit është folur në mënyrë sistematike për integrimin e sportit në sistemin arsimor dhe për këtë arsye ka menduar vetë ekskluzivisht, Presidenti i Federatës Europiane të Futbollit, Mishel Platini. Pritet që Platini të pritet nga të gjithë krerët e shtetit shqiptar duke filluar nga kryeministri Edi Rama.
 
I informuar prej kohësh për këtë nisëm që Shqipëria ka dashur ta implementojë, Platini ka vendosur të vizitojë Tiranën për të garantuar jo vetëm konsulencën, por edhe mbështetjen e UEFA-s në këtë drejtim.
 
Platini është entuziazmuar ndjeshëm nga ideja dhe kërkon që futbolli të jetë në pararojë të këtij programi. Ka shumë gjasa që nga sezoni i ardhshëm arsimor nëpër shkolla të ketë një projekt pilot i financuar nga UEFA dhe FSHF.
 
Sipas këtij projekti, futbolli do të futet si lëndë në shkolla dhe është e rëndësishme të theksohet që pagesat e trajnerëve dhe baza materiale do të mbulohen nga organzimi ndërkombëtar dhe qeveria shqiptare e futbollit. Kjo nismë është mbështetur nga Ministria e Arsimit.