e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Futbolli i femrave, Shqiperia mund Greqine (VIDEO)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Futbolli i femrave, Shqiperia mund Greqine (VIDEO)

Kombëtarja jonë e femrave ka shënuarin golin e parë dhe ka arritur po fitoren e parë në eliminatoret e Grupit 5 për “Botërorin 2015”. Goli i Velajt, shënuar në minutën e 51-të, ka vendosur fatin e këtij derbi ballkanik mes fqinjësh, të luajtur në “Niko Dovana”.

Është zhvilluar një lojë përgjithësisht emocionuese, me sulme e kundërsulme, edhe pse rrjedhshmëria e qartësia taktike i ka penguar vajzat, e të dyja skuadrave të kompletojnë një performancë vërtet pozitive. Ajo që ka më tepër rëndësi ka të bëjë me faktin se femrat tona kuqezi kanë marrë tri pikët e para në këtë fushatë kualifikuese, pas humbjeve të pësuara më parë me Norvegjinë dhe Holandën.

Kombëtarja jone është në një grup me Norvegjinë, Holandën, Belgjikën, Portugalinë dhe Greqinë. Shqipëri-Greqi  1-0

Goli: Velaj 51

SHQIPËRIA: Gjyli, Proto, Rrahmani, Govori, Gjini, Serenaj, Morina, Luta, Velaj, Robeli, Berisha (Jashari 77).

Trajner: Altin Rraklli

GREQIA: Apostolaki, Kakambouki, Adamaki (Kollia 88), Sidira, Chatzigiannidou, A.Papadopoulou (Lymperakaki 79), Michalakidi (Vlasiadou 59), V.Kydonaki, Mitkou, Kongouli, Panteliadou. Trajner: Vangelis Koutsakis

Kartonë të verdhë: Berisha 45, Morina 45+1, Govori 90+2 / A.Papadopoulou 45+1, Sidira 63?, Vlasiadou 83, Adamaki 85.