Fushaj le Vllaznine
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Valter Fushaj nuk do të jetë më president i klubit Vllaznia. Shkak për këtë vendim është bërë indiferentizmi moral dhe financiar i bashkisë së qytetit verior ndaj klubit të futbollit, i cili rrezikon pjesëmarrjen sezonin e ardhshëm nëse nuk kthehet në SH.A. Në konferencën e fundit për shtyp, Valter Fushaj përforcon thashethemet se politika ndërhyri shumë në kampionatin e kaluar, kur u shpall Skënderbeu kampion. Në fund, ish-presidenti i Vllaznisë ka dhe një këshillë për pasardhësit e tij: kujdes brezin e ri.