e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Frika per incidente, Federata e Maqedonise nuk shiti asnje bilete per shqiptaret

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Frika per incidente, Federata e Maqedonise nuk shiti asnje bilete per shqiptaret
E çuditshme, por e vërtetë. Federata Maqedonase e Futbollit nuk ka shitur dje bileta për shtetasit e saj që kanë kombësi shqiptare. Shkaku ishte shmangja e problemeve etnike në stadium. Maqedonasit dhe shqiptarët kanë një rivalitet të theksuar në çdo fushë të jetës, si dy etnitë dominuese te fqinjët tanë lindorë. Për këtë arsye, në dy nga tri ndeshjet e mëparshme, Federata e këtij vendi ka zgjedhur të luajë në Prilep, një nga qytetet e pakta me etni të pastër maqedonase. Për të shmangur problemet, Federata ka vendosur që të mos shesë asnjë biletë për shqiptarët.