e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Franck Ribery: Sistemi qe po e aplikon Guardiola, i cuditshem?

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Franck Ribery: Sistemi qe po e aplikon Guardiola, i cuditshem?

Mesfushori francez, Franck Ribery, thotë se sistemi që po e aplikon Pep Guardiola është i çuditshëm, teksa përgatitjet bavareze për sezonin e ri po hyjnë në fazën finale. Bavarezët momentalisht janë në Trentino ku po përgatiten për sezonin e ri nën trajnerin e ri dhe 30 vjeçari thotë se spanjolli po teston shumë sisteme.

“Sistemi 4-1-4-1 është i çuditshëm. Është i ri, komplet ndryshe. Ne duhet të stërvitemi, të bisedojmë dhe ta mësojmë mirë. Është normale që trajneri të provojë gjëra të reja”, ka theksuar Ribery. Bayerni e fillon sezonin e ri në Bundesliga më 9 gusht në sfidën ndaj Borussia Munchengladbachut.