France 2016 Portugalia merr drejtimin e grupit e ndjekin Shqiperia e Danimarka Serbia e fundit

France 2016, Portugalia merr drejtimin e grupit, e ndjekin Shqiperia e Danimarka, Serbia e fundit

Pas fitores me Armeninë mbrëmjen e së dielës në stadiumin “Elbasan Arena”, Shqipëria renditet e dyta në grupin I me pikë të barabara me Danimarkën. Të dyja skuadrat kanë arritur të marrin nga 7 pikë secial, ndërsa kryesuese e grupit është Portugalia. Pas fitores që arriti me Serbinë, portugezët renditen të parët në grup me 9 pikë, ndërsa ekipi serb rrezikon skualifikimin me vetëm 1 pikë. E fundit në grup ndohet edhe Armenia, po me një pikë sa Serbia.

Pas rezultatit pozitiv që ekipi Kombëtar arriti mbrëmjen e së dielës janë rritur dukshëm shancet për një kualifikim historik në “Euro 2016” që pritet të zhvillohet në Francë. Ndeshjet e ardhshme kuq e zinjtë e De Biazit pritet të luajnë më datë 4 shtator 2015 në orën 20:45 në Danimarkë, ndërsa tri ditë më vonë, në Shqipëri pritet të zhvillohet përballja me Portugalinë.

Ndërkohe, nuk ne faqen zyrtare të UEFA-s, u publikua se Serbisë i kanë hequr edhe tre pikë të tjera, pas atyre që i hoqën pas fitores 3-0 në tavolinë me Shqipërinë. Në sajtin e UEFA-s, ekipi serb u rendit në vendin e fundit me -2 pikë, ndërkohë që skuadra kishte 1 pikë para humbjes që pësoi këtë të diel me Portugalinë.

Pas pak oresh, UEFA duket se korrigjoi rezultatet e publikuara ne faqen zyrtare te saj, duke i pasqyruar Serbise vetem nje pike, nga -2 qe kishte nxjerre pas mbylljes se ndeshjes me Portugaline.
 


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama