e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Franca pa Benzema, Sanja, Riberi e Abidal

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Franca pa Benzema, Sanja, Riberi e Abidal
Ashtu si Shqipëria, edhe Franca është në emergjencë të plotë dëmtimesh përpara sfidës së datës 7 në “Stade de France”. Pavarësisht se është e pakonceptueshme që të mund të krahasosh stolin e kuqezinjve me atë të bluve, të premten, skuadra e Loren Blank do të paraqitet me disa mungesa të rëndësishme. Bakari Sanja do të qëndrojë tre muaj jashtë fushave: mbrojtësi i Arsenalit ka pësuar frakturë në kërci në sfidën e fundjavës që kaloi kundër Totenhemit. Përveç tij, dje stafi teknik i Francës konfirmoi edhe mungesën e sulmuesit Karim Benzema. Lojtari i Realit të Madridit ka probleme në ije dhe nuk do të paraqitet në grumbullim. Por Blank shqetësohet edhe nga gjendja e dy titullarëve të tjerë, Frenk Riberi dhe Erik Abidal, që janë në dyshim serioz, ashtu si edhe Loren Koshielni e Blais Matuidi.