Formula 1: Lewis Hamilton mund Jenson Button per startin ne Malajzi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Piloti i McLaren, Lewis Hamilton mundi shokun e vet të skuadrës Jenson Button në provat zyrtare për Çmimin e Madh të Malajzisë. Hamilton qe 0.149 sekonda më i shpejtë se sa Button, i cili e la legjendën Michael Schumacher me makinën Mercedez në vend të tretë. Mark Ëebber nga Red Bull do të niset i katërti ndërsa shoku i vet i skuadrës Sebastian Vettel, i cili përdori goma më të ashpra, mbeti në vend të pestë. Kimi Raikkonen me Lotus rezultoi i pesti, por u penalizua nga një penallti dhe do të niset i dhjeti.
Skuadra e Raikkonen u detyrua të ndryshojë kutinë e marsheve pasi zbuloi se qe dëmtuar në garën e shkuar në Australi fundjavën e kaluar dhe se nuk mund t’i mbijetonte një gare të re. Kualifikimi i Hamilton ndoqi të njëjtën rrugë si në Australi. Ai e nisi me një xhiro jashtëzakonisht të shpejtë të cilën, askush tjetër, madje as ai vetë, nuk mundi ta kapërcejë.
“Do të ketë shumë opsione strategjike, çelësi është që të shikohen gomat,” komentoi Hamilton. “Ka qenë një fundjavë e mbarë deri tani, unë nuk e di nëse është me të vërtetë mirë të nisësh i pari. Ka ende një rrugë të gjatë deri në fitore,” vijoi ai. Mercedez pati shpresuar për të luftuar për startin por Schumacher tha se vendi i tretë qe maksimumi që kjo skuadër mund të shpresonte.