Flet kreu i futbollit serb: Presim lajme te mira nga CAS
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Presidenti i Federatës Serbe të Futbollit, Tomislav Karaxhiç mendon se Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (KAS) do të japë një vendim në favor të tyre. Karaxhiç në një intervistë për gazetën serbe “Alo” ka hequr përgjegjësitë për ngjarjet si organizator.
“Ne nuk kemi faj për atë që ndodhi në Beograd. Ky do të jetë argmenti ynë kryesor. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv pritet që të përfundojë analizën e çështjes tonë me 20 prill dhe së shpejti do të kemi një vendim për apelimin që i kemi bërë Komisionit të Disiplinës Pranë UEFA-s dhe presim lajme të mira” – ka thënë kreu i Federatës Serbe të Futbollit.
Tomislav Karaxhiç ka pranuar miqësinë me Mishel Platini, por ka mohuar se kjo ndikon në vendimet e UEFA-s. Ai ka përjashtuar mundësinë që Serbia të pezullohet për ngjarjet e përsëritura të dhunës duke përgënjeshtruar zëvendësin e tij.