Flamurtari/ Rikthehet Marku, mungon kapiteni Telushi
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Pas pushimit të së hënës, Flamurtari i është rikthyer dje fushës stërvitore.
Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për ndeshjen e kësaj fundjave që do të luajnë përballë Skënderbeut në transfertë. Në ekip do të ketë mungesa dhe rikthime. Marku ka kaluar penalizimin dhe është gati për të qenë në fushë, ndërkohë që do të mungojë kapiteni Bruno Telushi për shkak të kartonëve. Gjasat janë që të mungojnë edhe sulmuesit Alvesh dhe Shehaj, por kjo vlen për t'u parë në ditët në vazhdim.