e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fitorja ndaj Tiranës, Agostineli: Lojë fantastike, nuk ishte derbi im më i lehtë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitorja ndaj Tiranës, Agostineli: Lojë fantastike, nuk ishte derbi im më i lehtë

Trajneri i Partizanit, Andrea Agostineli, vlerësoi paraqitjen e treguar nga skuadra e tij në fitoren e derbit ndaj Tiranës.

Untitled-2Pak minuta pas ndeshjes, trajneri italian deklaroi se nëse skuadra vazhdon me këtë ritëm, atëherë tiforja e titullit mund të bëhet realitet.

"Nëse duam të luftojmë deri në fund për objektiva të rëndësishëm, duhet të luajmë dhe duhet t'i luftojmë ndeshjet si ky derbi.

Duhet të vazhdojmë kështu deri në fund të kampionatit, përgëzoj skuadrën për lojën fantastike që zhvilloi, ku nuk i la asgjë në fushë rivalëve. Nuk ishte fitorja ime më e lehtë në derbi. Zhvilluam një ndeshje fantastike dhe mund ta kishim shënuar edhe golin e tretë. Të gjithë lojtarët realizuan një ndeshje të madhe.

E përgatitëm mirë sfidën, por diferencën e bëri shpirti që tregoi skuadra në fushë, të cilin duhet ta shfaqim në çdo ndeshje. Duhet të luajmë gjithmonë me të njëjtin shpirt",-deklaroi Agostineli për "Supersport".

Partizani fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Tiranës në ndeshjen e zhvilluar mbrëmjen e së premtes në stadiumin "Qemal Stafa", në takimin e vlefshëm për Superligën shqiptare.