e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

DERBI/ Nga spektakli i tifozëve te VIP-at në stadium (Video-foto)

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
DERBI/ Nga spektakli i tifozëve te VIP-at në stadium (Video-foto)

12813938_933472696748630_5541642573273803702_nPartizani fitoi 2-0 derbin ndaj Tiranës mbrëmjen e së premtes në stadiumin "Qemal Stafa", në një ndeshje ku nuk mungoi spektali në fushë, përballjet e dy tifozerive me dekoret e tyre si dhe interesi i personaliteteve të sportit dhe politikës.

Tifozët e Partizanit ishin ata që 'ndezën' stadiumin, duke qenë se ekipi pritës ishte skuadra e kuqe, por nuk mbetën pas as tifozët bardheblu me mbështetjen që i dhanë skuadrës së Tiranës.

Untitled-20Në këtë ndeshje nuk munguan edhe incidentet me ndërprerjen e lojës për rreth dy minuta në pjesën e parë, për shkak të përdorimit të rrezeve lazer nga tifozëria e Partizanit ndaj portierit të Tiranës dhe trajnerit Ilir Daja.

20160304_195144_04031683-1_RQCcaugNë shkallët e stadiumit u konstatua prezenca e disa prej personaliteve të jetës politike të vendit si dhe të bostës së sportit.

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, deputeti i PS-së, Erion Brace; presidenti i Partizanit, Gaz Demi, presidenti i Tiranës, Refik Halili, prefekti i Tiranës, Sadi Vorpsi, etj. ishin prezent në shkallët e stadiumit "Qemal Stafa".

12814418_479802515547483_7353437548757786483_n

12806176_479802808880787_7910005404597546853_n

Psresidenti i Tiranes, Refik Halili dhe Prefekti i Tiranes, Sadi Vorpsi, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Tirana, 2-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Qemal Stafa, ne Tirane. /r/n/r/nPrefect, Sadi Vorpsi and President of Tirana, Refik Halili, during the Albanian Super League football match Partizani-Tirana, 2-0, at the Qemal Stafa stadium in Tirana.

Ministri i Mireqenies Sociale dhe Rinise, Blendi Klosi dhe deputeti i PS, Erion Brace, gjate ndeshjes se futbollit, Partizani-Tirana, 2-0

12813951_933472670081966_1217608953591474544_n