e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fitorja me Francen rrit vleren e kuqezinjve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fitorja me Francen rrit vleren e kuqezinjve

Fitorja me Francën i ka shërbyer shumë Kombëtares shqiptare, pasi tani kuqezinjtë jo vetëm që do të jenë në vazon e tretë për eliminatoret e Botërorit "Rusi 2018", por vlera e futbollistëve në merkato është rritur ndjeshëm.

Sipas faqes së specializuar Transfermarkt.com futbollistët e grumbulluar nga Gianni De Biasi për sfidën me "Gjelat" kanë pësuar rritje në treg.

Kështu nga 23 lojtarët e grumbulluar bie në sy që çmimin më të lartë në merkato e mban Elseid Hysaj, emri i të cilit lakohet si një përforcim për Napolin në sezonin e ardhshëm. Është e paevitueshme rritja e çmimit për futbollsitët që mbyllën sezonin në kampionatin shqiptar si portieri Alban Hoxha, mbrojtësit Amir Rrahmani dhe Arbnor Fejzullahu dhe mesfushori Afrim Taku.

Gjithashtu bie në sy rritja e çmimit edhe për lojtarët e tjerë si Andi Lila, autori i golit ndaj Francës Ergys Kace, sulmuesit Bekim Balaj dhe Sokol Cikalleshi.

Në total vlera në treg e skuadrës së De Biasit që u grumbullua për miqësoren me Francën shkon në 20.7 milionë sterlina teksa bie në sy mosha mesatare që shkon diçka më lart se 25 vjeç.

Ndërkohë që po të shtosh emrat e futbollistëve të cilët luajtën si titullarë në sfidën eliminatore ndaj Armenisë vëren se vlera në merkato e kuqezinjve është akoma më e lartë.