e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fejzullahu beson: Lufta për titull mbetet e hapur

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fejzullahu beson: Lufta për titull mbetet e hapur

Arbnor Fejzullahu shprehet optimist në luftën për titull. Pavarësisht diferencës prej 6 pikësh nga kryesuesi Skënderbeu, mbrojtësi i Partizanit në një konfererncë për shtyp theksoi që këto pikë do ti rikuperojnë në 8 javët e mbetura. fezjullahu"Kam shumë besim shumë se ky do të jetë viti ynë për të fituar titullin kampion. Panvarësisht diferencës prej 6 pikëve nga Skënderbeu ne do të luajmë shanset tona. Mendoj se 6 pikë nuk janë shumë dhe mund të rekuperohen në 8 javët e mbetura, të cilat për ne janë të gjitha finale.

Shpresojmë në një frenim të Skënderbeu duke filluar që nga kjo javë ku do të luajë në trasfertën e Kukësit dhe sigurisht ne të fitojmë në takimin tone ndaj Flamurtarit gjë e cila do të reduktonte diferencën e pikëve. Përpara kemi një ndeshje delikate në Vlorë, panvarësisht gjendjes në tabelë Flamurtari ka një ekip cilësor dhe është një kundërshtar për tu vlerësuar. Për momentin nuk dua të flas për të ardhmen time, sepse ashtu si edhe shokët e tjerë të skuadrës mbetem i fokusuar për të realizuar objektivin madhor fitimin e titullit me Partizanin.

Sigurisht si çdo futbollist tjetër edhe mua do më pëlqente të provoja një aventurë jashtë Shqipërisë. Përsa i përket aleancave nuk dua të komentoj asgjë për këtë çështje, secila skuadër bën llogaritë e veta. Ne duhet të futemi në fushë vetëm për të arritur fitore. Mendoj se Skënderbeu do të gabojë dhe kjo na motivon edhe më shumë për të marrë maksimumin në takimet e mbetura"