e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fejenord-PSV, zenke masive ne dhomat e zhveshjeve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fejenord-PSV, zenke masive ne dhomat e zhveshjeve
Një zënkë masive ka shpërthyer në tunelin që të çon në dhomat e zhveshjes të stadiumit pas ndeshjes mes Fejenord dhe PSV, të përfunduar me suksesin 2-1 të të parëve. Lens i PSV duket se kishte gjëra për të sqaruar me Matijsen të Fejenord dhe pasi kanë shkëmbyer fyerje me njëri-tjetrin, dy lojtarët e përfaqësueses holandeze janë kacafytur. Në zënkë janë përfshirë edhe lojtarët e tjerë dhe pjesëtarë të stafit të dy skuadrave, duke sjellë kaos në ambientet e brendshme të stadiumit derisa situata është qetësuar.