Federata fal Murinjon, Barcelona acarohet
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata spanjolle e futbollit ka vendosur që t’ia falë dënimin trajnerit të Realit të Madridit, Zhoze Murinjo, dhe atij të Barcelonës, Tito Vilanovas. Në ndeshjen e dytë të Superkupës së Spanjës midis madrilenëve dhe katalanasve, portugezi ia futi gishtin në sy atëherë asistentit të Barçës, dhe ky reagoi ashpër. Në atë kohë Murinjo u dënua me dy ndeshjet e radhës të “El Clasicos” pezullim, ndërsa Tito vetëm me një. Kjo do të thoshte që madrileni nuk do të ishte në stol në dy takimet që do të luheshin këtë sezon. Ky vendim shkaktoi reagim te klubi i Barcelonës, që nuk ishte aspak dakord për heqjen e dënimit për Murinjon. Sipas tyre, me këtë vendim po favorizohet sërish skuadra madrilene. Federata spanjolle vendosi që t’ua falte dënimet të gjithë atyre që kishin marrë deri në katër ndeshje pezullim. I vetmi që nuk përfitoi nga kjo amnisti futbolli, ishte futbollisti i Granadës, Dani Benitez.
Rosell - Presidenti i katalanasve, Sandro Rosell, dha qëndrimin e tij në lidhje me këtë vendim. “Ne nuk jemi aspak dakord që nuk pati asnjë dënim ndaj sulmit kundër trajnerit tonë. Kjo na shqetëson të gjithëve. Kjo nuk u shkon përshtat rregullave të futbollit tonë, nuk është diçka për të qeshur, por ne nuk mund të vendosim çdo trajner apo futbollist në të njëjtin nivel sa i përket një sulmi të ndodhur. Tekniku ynë u sulmua dhe agresori nuk dënohet?”, – tha numri një i Barçës. Rosell shtoi se atij nuk i dukej i drejtë vendimi i marrë nga federata spanjolle, pasi lojtarët që u falën, akuzoheshin për sulme dhe ofendime ndaj arbitrave. Ndërkohë që ish-presidenti Joan Laporta u shpreh se Barça duhet t’i bindet vendimit të federatës pasi nuk mund të bëjë asgjë. Edhe pse Murinjo është një agresor dhe vetëm ai duhej të dënohej. “Reagimi i Titos ishte normal. Çdo njeri do të bënte si ai, nëse sulmohej”, – tha Laporta.
Butraengo - Shefi i etikës te Reali i Madridit, Emilio Butraengo, u shpreh se kjo çështje nuk duhet të zmadhohet kaq shumë. Ai kujton se vitet e mëparshme vendimet e federatës ishin në favor të Barcelonës, por asnjëherë nuk u kritikuan nga madrilenët. “Ne gjithmonë kemi qenë të respektueshëm. Në të kaluarën protagonistë kanë qenë katalanasit dhe ne i kemi respektuar siç po e bëjmë tani. Presidenti i federatës, Vijas, ishte i qartë. Ai tha që nga ky vendim në 8 raste qindra atletë kanë përfituar nga këto masa. Pra këtu nuk ka asgjë speciale”, – tha Butraengo. Ai shtoi se nuk ka detyrë ta gjykojë vendimin e federatës dhe se Madridi do të mbajë të njëjtin pozicion si në të kaluarën. “Gjej rastin që të përgëzoj Barcelonën për fitimin e çmimit për lojën ‘fairplay’ më të mirë”, – përfundoi Butraengo.