e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fazliu-Bicaj, kunja nga tribuna

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fazliu-Bicaj, kunja nga tribuna

Astrit Fazliu dhe Ditmar Bicaj janë dy nga lojtarët e Partizanit që e kanë pësuar më shumë ndryshimin e ndodhur në ekip gjatë lëvizjeve të shumta të merkatos së dimrit.fazliuTë dy lojtarët kanë qenë titullar me të kuqtë gjatë pjesës së parë të sezonit dhe nuk janë aktivizuar vetëm në ato ndeshje ku kanë pasur probleme fizike. Me ardhjen e trajnerit Andrea Agostineli dhe prurjet në merkaton e dimrit kanë bërë që dyshja Bicaj-Fazliu të mos jetë më zgjedhje e parë.

Por, rasti i Fazliut është më i rëndë se i mbrojtësit lezhjan, pasi mesfushori me tipare sulmuese në disa takime nuk është përfshirë as në 18-she nga stafi teknik. Më e freskët për kosovarin ka qenë transferta me Tërbunin, ku lojtari nuk u përfshi në grupin që udhë- toi drejt Pukës.

Ndërsa mbrojtësi Bicaj e nisi si titullar përballjen e fundit, por në minutën e 54-t u detyrua të bënte një faull taktik për të shmangur një mundësi shënimi për vendësit. Ky veprim e penalizoi mbrojtësin, i cili u ndëshkua me karton të kuq dhe automatikisht humbet edhe derbin e së premtes me Tiranën.

Kështu që Bicaj konsiderohet mungesë e sigurt për sfidën me bardheblutë. Por, i pashpresë për të qenë në fushë në këtë takim duket edhe Astrit Fazliu. Ky konstatim ka dalë gjatë një diskutimi që lojtari ka pasur në profilin e tij në "Facebook", së bashku me shokun e ekipit Ditmar Bicaj dhe me tifozë të ndryshëm.

"Kunjat" - Disa orë pas përfundimit të ndeshjes me Tërbunin, Fazliu ka postuar një foto të tijën gjatë një ndeshjeje me Teutën. Kaq ka mjaftuar që në profilin e kosovarit të niste bashkëbisedimi. Fazliu shquhet jo vetëm si një imitues i mirë i humoristëve kosovarë, "Stupcat", por edhe si përdorues i ironisë së hollë.

"Kunjat" karshi zgjedhjeve të fundit kanë qenë prezente në komentet e lëna nga kosovari dhe mbrojtësi lezhjan. Shtatlarti i ka rekomanduar që të ketë kujdes të mos mbytet nga dallgët, por sulmuesi i shikon si dallgë që nuk lagin.

Gjatë shkëmbimit të komenteve me tifozët, Fazliu dhe Bicaj kanë prenotuar një vend për ta parë derbin pranë ultrasve të kuq. Fazliu u ka pohuar tifozëve se ata gjithmonë e kanë fituar derbin, por në këtë rast e keqja, sipas kosovarit, është se këtë radhë janë tifozë.

Ja komentet në profilin e Astrit Fazliut:

Bicaj Ditmar: "Djalë dhe futbollist kampion je o Astrit Fazliu".
Astrit Fazliu: "Bicaj Ditmar, jemi kampiona, por..."
Bicaj Ditmar: "Ndonjëherë të godasin dallgët vëlla, por e rëndësishme është të mos mbytesh".
Astrit Fazliu: "Bicaj Ditmar varet çfarë dallgësh të godasin, se disa lloje dallgësh as nuk të lagin".
Coli B.: "Astrit Fazliu, Bicaj Ditmar fitoni derbin se problem...!"
Astrit Fazliu: "Coli B. Vëlla gjithmonë e kemi fituar ne, por e keqja këtë herë është se jemi tifozë".
Coli B.: "Hajde vëlla kokën lart, do të vijë edhe momenti yt, ki besim... !"
Bicaj Ditmar: "Coli B. A ka ndonjë vend te 'Guerrils'-at. Mua aty do të më kesh, në fushë s'më ke?"
Coli B.: "Për çuna të mirë ka gjithmonë"
Bicaj Ditmar: "aaahhh çfarë çuni je, P.M.P.T"
Elvi UG: "Mos i humbisni shpresat DITMAR, kampionati është i gjatë".
Bledi Uesli Shllaku: "Fitoni derbin... Jemi me ty gjithmonë o Partizoni ynë. Ti Astrit Fazliu duhet të jesh në fushë. Të uroj suksese dhe të na gëzosh me një tjetër gol. Respekt. P.M.T.P."