e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Fantazisti / Mediat rumune: Bakaj, jashte ekipit

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Fantazisti / Mediat rumune: Bakaj, jashte ekipit
Ditë të vështira për Elis Bakajn. Sipas mediave rumune, lojtari i përfaqësueses shqiptare është lënë jashtë skuadre edhe gjatë fazës përgatitore. Bakaj stërvitet veçmas së bashku me një tjetër lojtar, kjo më së pari se sipas trajnerit atij i nevojitet një stërvitje më e fortë me qëllim që të vijë sa më shpjet në formën fizike që kërkohet. Sipas mediave, lojtari vuan edhe një dëmtim të lehtë muskulor, ndaj është lënë jashtë skuadrës. Bakaj u transferua një vit më parë nga Dinamo e Tiranës te Dinamo e Bukureshtit për shumën e 250 mijë eurove por, përpos fjalëve të mira që u thanë në fillim, lojtari nuk ka treguar cilësitë për të cilat u ble.