Fagu i tradhtuar: Ndryshe flasin dhe ndryshe votojnë
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
ga ana tjetër, Arben Fagu, kandidati i dalë i humbur nga kjo përballje, në momentin kur ka mësuar se nuk është zgjedhur ai fituesi është çuditur.
Dhe këtë e bën edhe vetë me dije, ndërsa ka ftuar kreun e FSHB-së që të gjitha premtimet gjatë fushatës t'i bëjë realitet për të konfirmuar se nuk ishin vetëm fjalë fushate, por projekte reale. "Në fakt, tani që sapo mësova që nuk u zgjodha u çudita.
U çudita sepse komuniteti i basketbollit më donte dhe ishin ata që më afruan që të kandidoja për president sepse donin një organizim të ri.
Por jetojmë në Shqipëri dhe këtu ndryshe flasin dhe ndryshe votojnë. Uroj të ketë ndryshime, por ju e keni parë vetë me sytë tuaj në 10 vite nuk ka pasur asnjë ndryshim të vetëm. Në qoftë se do të ecet me këto hapa, kjo sigurisht që nuk është e mirë.
Problemet që ka në FSHB unë vazhdimisht i kam shprehur, ndërkohë që ju e patë edhe vetë që nuk isha në sallë", u shpreh fillimisht kandidati Fagu.
Mes të tjerash, ai nuk ka hezituar të urojë edhe fituesin e këtij procesi zgjedhor. "Nuk dua të bëj ankesa për mënyrën se si u votua sepse nuk isha në sallë, ndërkohë që i uroj suksese Avni Ponarit për postin e presidentit dhe i them që t'i mbajë premtimet e bëra në fushatë.
Basketbolli për Arben Fagun është ëndrra e tij dhe nuk do të ndahem asnjëherë nga ky sport, por do të vijoj të jap suportin tim për të", përfundoi Fagu prononcimin e tij pas procesit të numërimit.
Ll.Saro