FSHF u druhet 'droneve', ja mesazhi ne bilete per tifozet shqiptare
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Teksa ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Shqipëri-Serbi (që nuk dihet se ku shkuan), FSHF po merr parasysh edhe incidentet e mundshme që mund të penalizojnë kombëtaren tonë sikurse ndodhi në Serbi tetorin e shkuar.
FSHF ka shkruajtur një mesazh përkrah biletave ku u kërkon tifozerisë shqiptare që të sillen me qytetari dhe të shmangin incidentet.
Federata falenderon tifozët duke thënë se janë të privilegjuar që do të jenë në stadium, dhe këtu ka të drejtë pasi shumica e atyre që do të donin të ishin nuk kanë pasur mundësinë.
Më tej u kërkon një “sjellje model” pasi është një sfidë delikate.
FSHF i druhet një ngjarje si ajo e dronit të ngritur nga Ballist Morina dhe për këtë është angazhuar edhe Shërbimi Informativ i Shtetit që do të kryejë kontrolle të rrepta te tifozët.
Një humbje në tavolinë ndaj Serbisë do ta linte Shqipërinë me shumë mundësi në vend të tretë ndaj përveçse duhet të mendojnë për të arritur nbjë fitore në fushë, FSHF po kërkon që të njëjtën gjë ta bëjë edhe në shkallët e stadiumit.