FSHF pret Hasin, por takon Matiazh Kek
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ditët kalojnë dhe emërimi i trajnerit të Kombëtares së Shqipërisë afron gjithnjë e më shumë. Ndërsa federata vazhdon të peshojë kandidaturat, dhe si më favoriti vazhdon të përflitet Besnik Hasi, jo më pak joshës duket edhe Matiazh Kek, i cili pas një kontakti të parë në fshehtësi të plotë me drejtuesit e FSHF-së është në pritje të kontaktit të dytë, që mund të vendosë gjithçka. Lajmi është bërë i njohur dje nga gazeta sllovene “Zhurnal24”.
Vetë ish-tekniku i Kombëtares së Sllovenisë, kundërshtarit tonë në grup për eliminatoret e Botërorit 2014, mohon në publik faktin se ka pasur kontakte zyrtare me drejtuesit shqiptarë. “Nuk ka asgjë të vërtetë, u shpreh ai. Mua nuk më ka bërë askush ofertë zyrtarisht. Në këtë moment është e vështirë të imagjinohet, që në një kohë të shkurtër të drejtoj një ekip që luan kundër Sllovenisë. Kjo është e gjitha që kam për të thënë”, ka deklaruar Kek. Por të gjitha prapaskenat janë zbuluar nga Ilir Silo, një menaxher i njohur i FIFA-s, i cili në rastin konkret luan rolin e ndërmjetësit mes trajnerit slloven dhe Federatës Shqiptare. Silo ka pohuar se Kek është i interesuar për drejtimin e Shqipërisë. "Unë them se ai është një njeri korrekt, i zoti në punën e trajnerit, por edhe i ashpër në kërkesën e llogarisë, ka rrëfyer Silo.
Në ditët e ardhshme do të kemi një tjetër takim me presidentin Armand Duka. Zëvendëspresidenti ishte gati ta emëronte menjëherë, por gjithçka do të vendoset nga presidenti”, u tha shqiptari menaxher i FIFA-s për gazetën sllovene. Mediat sllovene nuk besojnë se Kek, pas dorëheqjes nga drejtimi i Sllovenisë, do të qëndrojë pushim për t’u çlodhur nga stresi i punës. Prandaj rrëmojnë gjithkund për të mësuar të ardhmen e ish-trajnerit të Kombëtares së tyre. Për këtë arsye kanë kontaktuar ish-futbollistin e Kombëtares kuqezi, por edhe të skuadrave sllovene Olimpia dhe Mariborit, Kliton Bozgo. “Menaxheri i FIFA-s, Ilir Silo, ka ndërmjetësuar mes trajnerit dhe FSHF-së. Fakt është se Kek përfshihet në rrethin e ngushtë të të preferuarve, pasi edhe federata është e interesuar të bashkëpunojmë me të. Nëse do të vendosin për të marrë një trajner të huaj, ai do të jetë Kek”, ka konfirmuar Bozgo, i cili mendohet se e njeh mirë situatën në Shqipëri.
Pra, kjo do të thotë se Matiazh Kek në eliminatoret e Botërorit 2014 mund të pozicionohet në anën e gabuar, pasi Shqipëria është rivali i Sllovenisë në luftën për një biletë braziliane në Grupin E, ku janë Norvegjia, Zvicra, Qipro dhe Islanda. "Kjo mund të jetë një nga përparësitë e Matiazh Kek. Ekipin slloven ai e njeh më mirë se kushdo tjetër, fakt i cili mund të ketë një vlerë të rëndësishme në përballjen e dyfishtë mes këtyre skuadrave. Shqiptarët janë në dijeni të kësaj”, shtoi ai. Bozgo, i cili me bluzën e Kombëtares shqiptare ka zhvilluar 13 ndeshje, ka dhënë edhe opinionin e tij për Kek nga stoli i Sllovenisë. “E njoh Kekun prej 20 vjetësh dhe e di se si punon ai. Shqiptarët duan një trajner të ri para miqësores së mesit të nëntorit, pasi Josip Kuzhe nuk është më trajner që prej 10 ditësh”, tha në fund Bozgo.