e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

FSHF pezullon per nje vit Kamzen

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
FSHF pezullon per nje vit Kamzen
Komisioni i Licensimeve të Klubeve në FSHF ka pezulluar për një vit klubin e Kamzës për shkak të problemeve mes aksionerëve të shoqërisë aksionere. Disa kohë më parë Këshilli Bashkiak i Kamzës e shfuqizoi shoqërinë e vjetër dhe mori 51% të aksioneve që ishin në zotërim të Naim Qarrit duke krijuar një shoqëri të re me 100% të aksioneve në zotërim të Bashkisë. Por, Naim Qarri vazhdoi punën për sezonin e ri duke mos marrë marasysh vendimin e këshillit bashkiak. Procesi gjyqësor i hapur nga Bashkia për këtë çështje i dha të drejtë Bashkisë e cila krijoi shoqërinë e re aksionere me emrin “FC Kamza”.