FSHF me logo te re, tifozet kunder: Mungon shqiponja!
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata Shqipërtare e Futbollit ka prezantuar sot logon e saj të re. Në sajtin e FSH-së, organizmit më të lartë të futbollit në Shqipëri thuhet se “Puna per nje rinovim te brandit te FSHF-se dhe elementit te saj qendror, Logos se institucionit u bazua dhe u udhehoq nga nevoja per te pasqyruar dhe transmetuar me mire hapjen dhe transparencen e institucionit, pasionin tone dhe punen e veshtire, besueshmerine, meritokracine si dhe dinamizmin dhe modernitetin e nje organizate qe eshte e orientuar profesionalisht dhe kulturalisht drejt te ardhmes dhe progresit.
LOGO E RE
Elementi qendror i identitetit te ri visual eshte mburoja si element i marre nga heraldika shqiptare, e cila na jep idene e mbeshtetjes ne tradita te vjetra kombetare. Ne nje sfond te kuq i cili simbolizon flamurin tone kombetar kemi te paraqitur nje top futbolli ne levizje se bashku me nje shqiponje te zeze me dy koke te stilizuar. Ne krye eshte vendosur akronimi i institucionit “FSHF” dhe viti i themelimit 1930. Kombinimi i te gjithe ketyre elementeve transmeton nje ndjenje trashegimie, krenarie dhe indentiteti kombetar te cilat jane edhe zemra e futbollit Shqiptar.
Nderkohe ne rrjetet sociale, logoja e re nuk eshte pritur dhe aq mire. Ne disa nga faqet me te njohura te futbollit, tifozet thone se asaj i mungon shqiponja, elementi kryesor dhe identifikues per popullin shqiptar.