FSHF dorezon dosjen ne UEFA, ja 3 argumentet e Shqiperise
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë gati dosjen me të gjitha provat e nevojshme të vlefshme për ndeshjen e ndërprerë midis Serbisë dhe Shqipërisë. Janë tre pika kryesore ku FSHF do të bazohet në lidhje me arsyetimin që do ti bëjë ngjarjes së Beogradit. Pika e parë ka të bëjë me dështimin e palës serbe në organizimin e ndeshjes e cila vërtetohet fare lehtë nëpërmjet pamjeve filmike ku shihen qartë sendet që hidhen në fushë, fishekzjarret, stolat etj.
Pika e dytë është hyrje e tifozëve në fushë dhe goditja e lojtarëve jo vetëm nga huliganët por edhe nga personeli i stadiumit. Pika e tretë janë koret rraciste. FSHF ka mbledhur të gjitha videot dhe regjistrimet të bëra përpara dhe gjatë ndeshjes ku thirrjet “Vrite, vrite shqiptarin”, apo “Kosova është Serbi” janë qartësisht të evidentuara. Këto janë tre argumentet mbi të cilat do të bazohet FSHF për të kërkuar tre pikët në tavolinë për ndeshjen kundër Serbisë. Ndërkohë që Shqipëria do të hetohet për moskthimin në fushën e lojës, si dhe për banderolën e shfaqur në stadiumin e Beogradit.