'FSHF dhe FFK, beni detyrat e shtepise'
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Jehona e diskutimit të ligës mbarëkombëtare të shqiptarëve në futboll vazhdon të mbahet e gjallë. Dhe kësaj here nuk është politika, e cila duket se pasi hodhi “gurin” me dorën e Kryeministrit Sali Berisha dhe bëri një takim formal mes ministrit të Sporteve, Aldo Bumçi, dhe presidentit të FSHF-së, Armand Duka, duket se e ka lënë çështjen të shkojë drejt harresës tradicionale. Por nuk mendojnë kështu anëtarët e grupimit më të famshëm të tifozëve shqiptarë, “Tifozat Kuq e Zi”, të cilët janë edhe iniciatorët e kësaj ideje që në vitin 2005. Vetëm pak ditë më parë, në një deklaratë të tyre, ata paralajmëruan politikën dhe federatën se nuk duhet të shfrytëzojnë sportin për të realizuar interesat e tyre të ngushta, por edhe dhanë disa zgjidhje se si mund të krijohet liga e përbashkët e shqiptarëve.
Dje ata kanë reaguar me një “Letër të hapur”, ku u kërkohet drejtuesve të dy federatave të futbollit në Shqipëri dhe në Kosovë të impenjohen seriozisht për realizimin e një tjetër çështjeje, e cila në fakt nga shumëkush konsiderohet si një absurditet: lojtarët kosovarë në Shqipëri dhe ata të dheut mëmë në Kosovë, të mos konsiderohen më si futbollistë të huaj. “Të nderuar zyrtarë të federatave sportive në Shqipëri e Kosovë, po marrim mundin t’ju shkruajmë për një çështje jetike, që lidhet me sportin shqiptar dhe cilësinë e tij.
Ne, ‘Tifozat Kuq e Zi’, shqiptarë të mbledhur nga të gjitha trevat shqiptare ku jetojnë sot shqiptarët e ndarë dhe nga të katër anët e botës ku jetojmë në mërgim, ju shkruajmë këtë letër: Kërkojmë nga ju që t’i bëni detyrat e shtëpisë në përputhje me interesat kombëtare. Konkretisht, në ligat përkatëse lojtarët shqiptarë nga Kosova të konsiderohen si lojtarë vendas, e jo lojtarë të huaj, dhe anasjelltas, lojtarët nga Shqipëria të mos konsiderohen në Kosovë si lojtarë të huaj”. Për t’ju paraprirë pengesave që mund të nxjerrin federatat përkatëse, “se nuk e lejojnë organizmat ndërkombëtarë”, “Tifozat Kuq e Zi japin edhe një precedent. “Federata greke e futbollit (EPO), në vitin 2009 ka vendosur që futbollistët shqiptarë të luajnë si komunitarë, ndërsa federatat shqiptare në Shqipëri e Kosovë sillen si “të huaj” mes vete.
“Ky turp nuk duhet të vazhdojë më, që për fajin e burokratëve të këtyre institucioneve ta pësojnë lojtarët. Prandaj, kërkojmë fuqimisht nga ju që ta bëni këtë ndryshim në një kohë sa më afër të mundshme në mënyrë që në edicionin e ardhshëm, lojtarët shqiptarë të njihen si lojtarë vendorë, pa marrë parasysh prej cilës trevë vijnë”. Në fund, “Tifozat Kuq e Zi” theksojnë se kjo nuk nënkupton që ata kanë hequr dorë nga liga e përbashkët, por kjo le të shërbejë për periudhën kur ende nuk është krijuar diçka e tillë. Ndërsa në mbyllje të letrës shkruhet edhe një kritikë e ashpër: “Mjaft me broçkulla dhe demagogji. Nëse nuk i ndihmojmë vetes, askush s’do të na ndihmojë!”.
Çështja
“Kërkojmë nga ju që t’i bëni detyrat e shtëpisë në përputhje me interesat kombëtare. Konkretisht, në ligat përkatëse lojtarët shqiptarë nga Kosova të konsiderohen si lojtarë vendas, e jo lojtarë të huaj, dhe anasjelltas, lojtarët nga Shqipëria të mos konsiderohen në Kosovë si lojtarë të huaj”