e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

De Biazi, pese te rinj me Gjeorgjine

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
De Biazi, pese te rinj me Gjeorgjine
Xhani De Biazi po mendon seriozisht të grumbullojë pesë futbollistë të “rinj” në miqësoren e shkurtit me Gjeorgjinë. Burime shumë të sigurta në Federatën Shqiptare të futbollit bëjnë me dije se trajneri italian për miqësoren që do të luhet në “Qemal Stafa” muajin e ardhshëm ka një plan në mendje. Sërish do të çojë ftesa disa lojtarëve që kanë refuzuar deri më sot ose nuk janë grumbulluar gjatë qenësisë së tij tek Shqipëria si dhe elementët e rinj që po luajnë në Europë. Kështu nga lojtarët e vjetër De Biazi është duke menduar seriozisht të thërrasë, Edmond Kapllanin, Besart Berishën dhe Xhevahir Sukajn.

Të dy po kalojnë një formë shumë të mirë sportive dhe po shënojnë pa fund. Problem për Kapllanin është vetëm dëmtimi i këtij fillimviti. Sa i përket Berishës, është në dorën e tij që të vendosë nëse do të jetë në Kombëtare. Faktikisht Australia është larg dhe ai një herë i ka refuzuar kuqezinjtë. Gjithsesi, veç këtyre tre futbollistëve në planet e italianit janë edhe dy të rinj. Bëhet fjalë për Ilir Azemin dhe Ergys Kaçen. Të dy këta futbollistë do të jenë pjesë e kuqezinjve. Edhe pse më parë kanë refuzuar ata kanë pranuar të jenë në Kombëtare. Për të dy futbollistët pritet vetëm zyrtarizimi i ftesës sepse tashmë e kanë të hapur portën tek Shqipëria.

Jashtë i gjithë sulmi aktual

Me të gjitha gjasat nëse do të ketë prurje të reja nga Xhani De Biazi që kuptohet janë në repartin e sulmit, do të ketë edhe mungesa. Jashtë do të jenë Hamdi Salihi, Edgar Çani dhe Erjon Bogdani. Gjasat janë që edhe ndonjë futbollist tjetër të jetë jashtë, por mesa kuptohet të vjetërit e sulmit për arsye nga më të ndryshmet nuk do të jenë në grumbullim. Faktikisht Salihi dhe Çani nuk kanë skuadër. Sa për Bogdanit, duhet të verifikohet nëse ka një çarje marrëdhëniesh mes tij dhe Xhani De Biazit. Shpëton nga reparti ofensiv Armando Sadiku, lojtari që është më në formë