E Enjte, 19 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

F1, fitorja e pare per Ferrarin, triumfon Alonso

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
F1, fitorja e pare per Ferrarin, triumfon Alonso
Pas zhgënjimit të Malajzisë, me tërheqjen nga gara në xhiron e dytë, Fernando Alonso u rikthye fuqishëm në garë, duke regjistruar suksesin e parë të sezonit për vete dhe Ferrarin, në garën e Shangait.I nisur nga vendi i tretë, spanjolli realizoi një garë perfekte dhe ndihmuar edhe nga një strategji e mirë e Ferrarit, nuk e diskutoi asnjëherë vendin e tij të parë.

I dyti, duke u konfirmuar si një pretendent i qartë për këtë sezon, Kimi Raikkonen. Ndonëse vuajti një nisje të dobët, në të cilën zbriti në vendin e katërt, finlandezi arriti edhe një herë më shumë të merrte maksimumin nga Lotusi i tij, me të cilin fitoi garën e parë të sezonit dhe u rendit i shtati në Sepang.