Eurobondi, Malaj: Cdo shqiptar ne 2013, do te kete 3165 dollare borxh
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Ish-kreu i Financave, aktualisht anëtar i Komisionit të Ekonomisë, Arben Malaj, shpjegon transaksionin e fundit të qeverisë për marrjen e një borxhi 300 milione euro. Sipas tij, marrja e këtij borxhi nuk duhet të trajtohet me eufori pasi nuk është eurobondi që do ta lehtësojë ekonominë por kostoja me të cilën ai do të shërbehet. Në një analizë që i bën borxhit publik të vendit ndër vite, Malaj shpjegon se borxhi që çdo shqiptar ka patur në bitin 2005 ka qenë rreth 1462 dollarë, në vitin 2009 ai u rrit në 2150 dollarë dhe nëse vijohet me këto ritme, borxhi për frymë pritet të shkojë në 3165 dollarë në vitin 2013.
Z. Malaj, Ministria e Financave konfirmoi emetimin e një bonoje në vlerën e 300 milionë eurove, si funksionon huamarrja nëpërmjet bonove në tregun ndërkombëtar?
Pavarësisht specifikave dhe vendeve ku realizohet tregtimi i instrumenteve të borxheve të vendeve të ndryshme, në thelbin e vet ky është një proces shitblerjeje. Vendet duan të shesin apo ristrukturojnë borxhet për të siguruar fonde që të financojnë buxhetet e tyre. Në këtë shitblerje, çmimi i mallit, pra i fondeve që kërkohen nga qeveritë, përcaktohet nga kredibiliteti i vendit, nga risku politik, nga niveli i borxheve e deficiteve dhe nga risqet për kriza të ardhshme ekonomike e politike.
Një vlerësim të përgjithshëm të vendeve që kerkojnë hua, e bëjnë kompanitë e specializuara të klasifikimit. Ky vlerësim ka një peshë të konsiderueshme në vendimarrjen e blerësve dhe në çmimin e parave që ata u shesin vendeve të ndryshme.
Kush mund të blejë borxhin e qeverisë ?
Blerësit potenciale përgjithësisht janë institucione financare si bankat, fondet e pensioneve dhe fondet e vendeve të veçanta që kanë teprica buxhetore ose kërkojnë të shesin para me interesa sa më të larta, kjo rrit koston e borxhit.
Mund të marrin pjesë edhe individët ?
Teorikisht po, por vleresimi i risqeve të investimeve financiare sië është blerja e borxheve të vendeve të ndryshme, është jo i lehtë për individe të veçantë. Ata që kanë para dhe kërkojnë fitime të larta e të sigurta ua besojnë këtë operacion investimi bankave apo fondeve të investimeve. Ndërsa në tregun e brendshëm individët kanë mundësi të blejnë drejtpërsëdrejti bono ose obligacione thesari. Pjesëmarrja apo pesha e tyre në terësinë e instrumentave të borxhit është relativisht e ulët.
Çfare do të thotë për Shqipërinë marrja e një borxhi 300 milionë euro në kushtet e tanishme të tregjeve dhe me një normë interesi 7.5 % ?
Vendi ynë ka detyrimin të strukturojë borxhin publik nga instrumenta afatshkurtra siç janë bonot e thesarit tremujore deri në një vjeçare, në obligacione sa më afatgjata. Njëkohësisht, ka nevojë të ristrukturojë financimin e ekonomisë me instrumenta të rinj siç është eurobondi. Por mbi të gjitha, vendi ka nevojë të ndjekë një politikë fiskale sa më të përgjegjshme, të rrisë ritmet e rritjes ekonomike, të ketë nivele deficiti më të vogla se ritmet e rritjes ekonomike, për të ulur borxhin publik dhe kostot e financimit të ekonomisë.
Në vende me deficite dhe borxhe të larta rritet kostoja e parasë edhe për konsumatorin dhe investitorin privat, duke dëmtuar rritjen ekonomike të atij vendi. Konkretisht, vendi ynë me eurobondin fillon të përdorë edhe një instrument të ri të financimit të ekonomisë, ndersa sfidat për kostot e financimit janë akoma të medha. Interesat 7.5 për qind plus kostot e tjera indirekte edhe në këtë rast nuk e bëjnë të lirë financimin e ekonomisë së vendit tonë.
Duke marrë parasysh kushtet e publikuara mbi të cilat u emetua eurobondi, sa është kostoja totale që duhet të paguajë Shqipëria në momentin kur do të maturohet ky borxh ?
Këtë do ta analizojmë sapo të kemi marrëveshjen e nënshkruar. Përfitimi real për qeverinë nga eurobondi është shndërrimi i një borxhi me një kosto të rendë, në një huamarrje më të lehtë. Kredia tregtare me kushte të renda interesi është marrë nga qeveria me filozofine "merr borxh, mos pyet për koston dhe shtyje për më vonë pagimin e tij". Ndaj qeveria këto vite ka paguar vetëm interesin, ndërsa kredinë dhe principalin e saj do ta paguajë në vitin 2012. Kjo do të rëndojë shumë buxhetin e atij viti, sepse në pagesat e borxhit të atij viti, do të duhet të përfshihen 192 milionë euro ose rreth 25 miliardë leke. Për këtë kredi, vendi do të paguajë për 5 vite rresht rreth 50 milionë euro, kosto që duket se po paguhet dhe përfitimi nga ulja e interesave të eurobondit sipas vetë ministrit, është vetëm 10 milionë euro.
Eurobondi nuk duhet të krijojë eufori. Risku është i madh sepse Kryeministri dhe Ministri i Financave kanë folur shpesh për mrekullitë çudibërëse të eurobondit. Kjo mund të rrisë riskun për deficite të larta në vitet pasardhëse. Nuk është eurobondi ai që e çliron ekonominë nga kriza e borxheve, është kostoja e tij që e lehtëson ose e përkeqëson atë. Në thelb janë deficitet e larta, borxhet e larta, krizat politike dhe ekonomike ato që influencojnë koston e eurobondit. Ndaj nuk duhet nënvlerësuar dhe anashkaluar përgjegjësia e qeverisë për të reduktuar deficitin buxhetor të viteve 2011-2013.
Greqia, Spanja, Portugalia kanë vite që financohen nga eurobondi, por kostoja e tij pas krizës ekonomike të këtyre vendeve ishte mbytëse, ndaj ato po detyrohen të shkurtojnë në maksimum shpenzimet ose të rrisin taksat e konsumit apo të aplikojnë tatime progresive.
Cili është ndikimi i drejtpërdrejtë në xhepat e konsumatorëve ?
Borxhi publik në vitin 2013, sipas shifrave zyrtare të qeverisë dhe FMN, do të jetë 2.2 herë më i madh së borxhi publik i vitit 2005. Sipas përllogaritjeve të FMN-së, nga 4.7 miliardë dollarë në vitin 2005, ai rrezikon që në vitin 2013 të arrijë në 10 miliardë dollarë. Vetëm gjatë kësaj periudhe borxhi publik do të rritet më 5.5 miliardë dollarë.
Nëse në vitin 2005 borxhi publik i Shqipërisë ishte rreth 1462 dollarë për frymë, në vitin 2009 ishte 2150 dollarë dhe në vitin 2013 me këto ritme do të shkojë rreth 3165 dollarë për frymë. Nëse në vitin 2005 interesat e borxhit ishin vetëm 265 milionë dollarë, në vitin 2009 ato janë 363 milionë dollarë dhe në vitin 2013 rrezikojnë të mbërrijnë në 578 milionë dollarë me një rritje prej 218 për qind. Shqiptarët vetëm për periudhën 2005-2013 do të paguajnë një borxh në rritje prej rreth 5.5 miliardë dollarë dhe një kosto borxhi të rritur me 313 milion dollarë.
Rrezikohemi që jo vonë totali i interesave të borxhit të jetë i barabartë më totalin e investimeve publike të vendit, kjo është shumë shqetësuese për stabilitetin e financave publike. Shqetësimi është jo vetëm për nivelin e borxhit, por sidomos për koston e tij.
Ka vende që për shkak të produktivitetit dhe efikasitetit të ekonomive të tyre, e financojnë borxhin më kosto gati zero. Japonia ka një borxh që shkon deri edhe 300 për qind të Prodhimit të Brendshëm Brutor, SHBA ka borxh në rritje por e financojnë ekonominë e tyre me kosto të ulët, gati zero. Kostoja e borxhit të Greqisë ishte shumë më i rëndë se mesatarja e eurozonës, ndaj alarmoi gjithë institucionet për riskun e falimentimit të këtij vendi. Në tregjet ndërkombëtarë ka likuiditete. Ndërsa klasifikimi që ju bë ekonomisë shqiptarë për të marrë hua nga këto tregje, ishte shumë i ulët, çka do të thotë që kostoja e borxhit do të jetë e lartë. Ekonomia ka nevojë për financime të huaja, por jo për borxhe me interesa 10-12 për qind në euro si në vitin 2008, kosto e rëndë që ekonomia jonë po e paguan më rritjen e interesave të borxhit duke filluar që nga viti 2009.
Qeveria ka deklaruar se me paratë që do të sigurohen do të shlyhet kredia 200 milionë euro e marrë në pranverë të vitit të shkuar, sa e mundur është kjo nisur edhe nga kushtet e marrëveshjes, duke marrë parasysh që prej më shumë se një viti në vazhdojmë të paguajmë interesat ?
Realisht efekti i eurobondit është ristrukturimi i kredise tregtare. Nëse qeveria do të respektojë detyrimin për të siguruar stabilitetin e financave publike, nëse vendi do të dale nga kriza politike, eurobondi është një pikënisje shumë e mirë për të synuar që financimi i ekonomisë sonë nga burime të huaja, të jetë më i madh dhe mundësisht më i lirë. Në rast të kundërt, nëse vendi do të vazhdojë me kriza politike, nëse deficitet do të rriten dhe financat publike do të përkeqësohen, shumë shpejt kostoja e eurobondit do të jetë më e rendë. Kjo konstatohet në rastin e Greqisë, sapo është përkeqësuar për Portugaline dhe jo pak rrezik ka ekonomia e Spanjës.
Ndërkohë, qeveria ka marrë përsipër uljen e borxhit publik deri në 54 për qind të PBB-së deri në fund të vitit 2013, huazimi i 300 milionë eurove, mund të cilësohet tërheqje nga kjo sipërmarrje?
Fillimisht qeveria premtoi të respektonte këshillen e FMN-së që t'a ulte borxhin ne 50 për qind të PBB-së. Pak më vonë, por shumë shpejt braktisi këtë objektiv dhe premtoi se mund t'a reduktojë në 54 për qind. Tani po përpiqet të justifikojë se 60 për qind nuk është kritik për ekonominë. Qartësisht kuptohet se qeveria do të vazhdojë të aplikojë deficite të larta buxhetore.
Moment historik e ka quajtur ministri i financave Ridvan Bode hyrjen e Shqipërisë në tregjet e kapitaleve botërore. Në një konferencë për shtyp ministri Bode njoftoi se tregu i kapitaleve i ka hapur dritën jeshile Shqipërisë përmes përfundimit me sukses të procedurave për emetimin e të parit eurobond në historinë një shekullore të shtetit shqiptar. Eurobondi do të jetë i një prerje prej 300 milion eurosh me një cmim kuponi prej 7.5%.