BE rrezon Shqiperine per statusin kandidat
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Kriza politike në Shqipëri jep produktet e para të prekshme. Mirëkuptimi i partnerëve ndërkombëtarë duket të ketë mbërritur në fundin e vet, teksa së fundmi njoftohet se për vendin tonë nuk do të ketë një opinion pozitiv nga Komisioni Europian lidhur me hapjen e bisedimeve për anëtarësimin në BE. Mediat ndërkombëtare bënë të ditur se çështja nga diskutimi i zhvilluar në datën 27 tetor nga Kolegji i Komisionerëve Europianë ka pasur një konkluzion jo pozitiv për Shqipërinë. Rekomandimi i bërë në këtë rast dhe që miraton nisjen e bisedimeve me Malin e Zi, do të adoptohet më 9 nëntor së bashku me progres–raportet e këtij viti.
Arsyet
Pa hetuar shumë thellë në pse-në e kësaj Jo-je që vjen nga Brukseli, është më se e qartë se edhe një herë, qytetarët shqiptarë janë ndëshkuar nga politika e tyre, ajo për të cilën ata votojnë. Kjo është bërë prezente jo vetëm nga deklarimet e shumta të zyrtarëve të BE-së, por edhe nga prononcimet e përfaqësuesve të opozitës socialiste, e cila ka ndjekur të gjithë procesin me vëmendje. Stabiliteti i brishtë, bojkoti parlamentar, kapacitetet e ulëta administrative, krimi dhe korrupsioni janë arsye të mjaftueshme, apo më mirë fakte të realitetit shqiptar i cili ende nuk konsiderohet si i pranueshëm me normat e BE-së. Ndryshe të gjitha këto krahasohen me kërkesat e kritereve të anëtarësimit që janë politikë, ekonomikë dhe ai për të drejtat e njeriut. “Nuk kemi shumë mundësi manovrimi.
Bllokimi politik na jep një ide të atij që është vullneti i Shqipërisë për negociatat e anëtarësimit”, citon EuropeanVoice, një zyrtar të lartë të Komisionit Europian. Ky konstatim, që referon edhe aktualitetin politik në Shqipëri, është kështu sinjali më i mirë që i përcillet Tiranës zyrtare për përgjegjësitë e saj. Nuk mund të mos bjerë në sy në këtë prononcim një disponim i plotë për të përfshirë edhe vendin tonë së bashku me Malin e Zi, i cili komprometohet nga paraliza e plotë e Kuvendit të Shqipërisë në vendimmarrjen e vet. Në këtë kontekst, një qëndrim më i rezervuar është mbajtur nga zëdhënësja e Komisionerit për Zgjerim, Anxhela Filote, e cila e cituar nga “Top Channel” ka deklaruar se Kolegji nuk ka arritur në një mendim të përcaktuar. Komisioni po përpiqet të shmangë një notë negative për Shqipërinë, çka me sa duket do të kërkohet në mënyrën e formulimit të opinionit, i cili edhe pse formalisht mund të mos jetë negativ, praktikisht nuk i jep Shqipërisë statusin e dëshiruar.
Aplikimi
Është mbushur rreth një vit e gjysmë qëkurse Shqipëria dorëzoi kërkesën e saj për të hapur negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Ka qenë muaji prill i vitit 2009, kur Kryeministri Sali Berisha bëri aktin formal të aplikimit në takimin e zhvilluar me ish-homologun çek, Mirek Topolanek në Pragë të Republikës Çeke, vend i cili asokohe mbante Presidencën e radhës. Ky veprim i Berishës u konsiderua jo objektiv dhe në funksion të zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit. Fakt është se që prej kësaj date e deri në shkurt të vitit 2010, Këshilli i Ministrave i BE-së nuk e mori në shqyrtim kërkesën e Shqipërisë, e cila vetëm tani është diskutuar në Komisionin Europian. Ky i fundit pasi jep opinionin e tij, ia përcjell atë për miratim Këshillit të Ministrave që nga ana e vet, i lë një votim ratifikimi edhe Parlamentit Europian.
Duhet thënë se Mali i Zi që ka dorëzuar aplikimin para vendit tonë ka arritur të hyjë në listën pozitive për të lënë mbrapa fqinjin e tij jugor, që pas këtij vendimi pritet të përfshihet nga gara e re e akuzave dhe fajësimit reciprok. Ironike mbetet në vështrim retrospektiv fjala e Topolanek në takimin me Berishën, që sipas gjasave po humbet një mjet të propagandës elektorale. “Shqipëria ka kaluar nëpër disa ndryshime të mahnitshme, shumica janë bërë nën udhëheqjen e Berishës dhe Shqipëria është në të njëjtën rrugë që ka kaluar Çekia”, deklaroi në takimin e 28 prillit ish-kreu i qeverisë çeke.