Boboshtice, ceremoni mbi varret shqiptare
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vendosja e kurorave me lule në memorialin kushtuar ushtarit grek, i ndërtuar mbi varrezat e shqiptarëve në Boboshticë, ka shkaktuar tensionim mes banorëve në fshat. Në një vend të pastruar nga eshtrat, banorë pro grekë të Boboshticës kanë akuzuar banorët e tjerë se nuk i dinë me saktësi vendndodhjet e eshtrave të të parëve. Sipas tyre, pretendimet e ngritura se janë dëmtuar varrezat e fshatit, për të ngritur memorialin për ushtarin grek, janë të kota dhe se kjo pjesë e varrezës nuk i përket fshatit. Vetëm pak minuta pas përfundimit të ceremonisë dhe largimit të organizatorëve dhe pjesëmarrësve, janë djegur kurorat e vendosura në memorial. Organizata minoritare “Omonia” ka deklaruar se zjarri ka qenë i qëllimshëm, ndonëse Policia e Korçës dyshon se ai nuk ka qenë i tillë.
Tensionimi
Ceremonia e planifikuar nga konsullata greke dhe organizata minoritare “Omonia” ka filluar me vonesë, nisur nga prezenca e gazetarëve në varrezë. Kryetari i “Omonia”-s në Boboshticë ka deklaruar në fillim të ceremonisë se ishte i sigurt për vendndodhjen e varreve të dy ushtarëve grekë, nisur edhe nga kryqet e gurtë në gjuhën greke, por sipas tij, asnjë nga banorët nuk e di se ku janë varret e vjetra të fshatit dhe ku janë varrosur të afërmit. “Nuk ka asgjë të vërtetë në gjithë këtë histori, ata nuk e dinë se ku i kanë varret e të parëve”, ka thënë një pjesë e banorëve. Ndërkohë pjesa tjetër ka qenë e indinjuar për ceremoninë. Një banor i fshatit është ngjitur mbi varrezë dhe ka kundërshtuar hapur ceremoninë. “S’keni turp, u bëni qejfin grekëve. Ku janë eshtrat, ku janë varret?”, ka thirrur banori, por ai është larguar me shpejtësi nga organizatorët e shoqatës “Omonia”. Pas kësaj, kreu i “Omonias” në Boboshticë, ka kundërshtuar faktin se pas dëmtimit të varrezës, dolën në sipërfaqe eshtrat e banorëve. “Media gënjen. Ato kocka s’janë eshtra. I kam sjellë me qese dhe po me qese i kam hequr”, është tallur përfaqësuesi i “Omonia”-s. Ndërkohë ai ka mohuar se në zonën ku është ngritur memoriali të ketë pasur varre.
Ndërkohë në Kishën e Shën Mërisë, at Jani Trebicka ka mbajtur një meshë në gjuhën greke. Ndërkaq mysafirët nga Greqia, të ardhur me autobusë, kanë shprehur dhembshuri, ndërsa kanë parë varrezën që i kanë treguar se është greke. Ata kanë shkelur pa frikë dhe në vendin ku ishin eshtrat, pasi nuk ishin në dijeni të këtij fakti, por thjesht kanë ardhur si turistë në vendin ku ata e dinë se është varreza e ushtarëve grekë. Ata e kanë konsideruar varrezën e fshatit si varrezë greke dhe kanë qenë shumë të interesuar për kryqet dhe varret. Në memorialin që kujton ushtarët grekë janë vendosur kurora me lule dhe është mbajtur një minutë heshtje në shenjë nderimi për të rënët në luftë.