e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Euro2016, Shqiperia ne vazon e peste

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Euro2016, Shqiperia ne vazon e peste

Ashtu si në eliminatoret e Euro2012, edhe për eliminatoret e Europianit të ardhshëm, Shqipëria qëndron në vendnumëro, në vazon e pestë. UEFA ka publikuar listën e skuadrave kombëtare dhe vazot përkatëse në bazë të rënditjes së pikëve të siguruara nga paraqitjet në ndeshjet e fundit. Kombëtarja jonë nën drejtimin e Gianni de Biasi-t ndodhet në vazon e pestë së bashku me Islandën, Qipron, Irlandën e Veriut, Lituaninë, Moldavinë, Maqedonin, Azerbajxhanin dhe Gjeorgjia.

Ajo që bie në sy në rënditjen e re është lëvizja e Bosnje-Hercegovinës, që për herë të parë luan edhe në finalet e nje botërori në Brazil. Skuadra boshnjake për shortin e eliminatoreve të Euro2016 ka kapërcyer në vazon e parë duke zbritur në vazon e dytë fqinjët veri-perëndimore, Kroacinë. Në vazon e parë, vec Bosnjes ndodhen Spanja, Gjermania, Holanda, Italia, Anglia, Rusia, Portugalia dhe Greqia.