e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Erion Bogdani ne Serine B si zv. trajner

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Erion Bogdani ne Serine B si zv. trajner

Golashënuesi më i mirë i Kombëtares sonë, Erion Bogdani, tashmë është drejt nisjes së karrierës si trajner në Serinë B. Sipas medieve italiane, për Bogdanin po shihet mundësia për të qenë trajneri i dytë të skuadra e Salernitanës, e cila është ngjitur në Serinë B.

Sipas sajtit të këtij klubi, është drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ai që ka dhënë mendimin për këtë lëvizje.

Salernitana është një skuadër në bashkëpronësi te presidentit të Lacios, Claudio Lotito dhe ish-presidentes së Sienës, Mezzaroma.

Erion Bogdani prej gati 1 muaji ka marrë licencën “UEFA PRO” për trajner duke përfunduar kursin pikërisht në Tirane. Kalimi në Salerno për Bogdanin do të ishte zgjidhja ideale duke qenë se në këtë qytet ai jeton bashkë me bashkëshorten e tij prej disa kohësh.

Sipas portalit të Salernitës, ekipi i Serisë B e cilëson Bogdanin si një ndër kryesorët për të marrë këtë detyrë.