e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ergys Kace nuk e meriton kombetaren shqiptare

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ergys Kace nuk e meriton kombetaren shqiptare

Përveç Greqisë, çështja e Ergys Kaçes ka zgjuar reagime edhe në Kosovë. Nënkryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Bekim Haxhiut i ka mbetur hatri në mesfushorin e Kombëtares shqiptare, i cili ka thënë se po ta dinte se çfarë domethënie ka pasur fanella me emblemën e UÇK-së nuk do ta vishte.

Sipas Haxhiut, kjo deklaratë është fyese për të gjithë shqiptarët, dhe se Kaçe nuk e meriton t’i përfaqësoj ata në e Kombëtaren shqiptare. Ergys Kaçe, lojtar i ekipit grek PAOK, para disa ditësh ka veshur një fanellë me emblemën e UÇK-së, duke ndezur reagime në Serbi dhe Greqi. Pas këtyre reagimeve futbollisti ka kërkuar falje edhe është distancuar nga veprimi që ka bërë.

Po ju shkruaj, si ish-pjesëtar i UCK-së, dhe nënkryetar i FFK-së. I nderuar Ergus, nëse nuk e keni ditur po ju njoftoj se UÇK ka luftuar kundër një pushtuesi, regjimi kriminal, që ka shkaktuar krime dhe gjenocid kundër shqiptarëve. Deklarata e juaj: “se po ta dijë nuk do ta vishja!” Është fyese për tërë shqiptaret, andaj ju nuk e meritoni t’i përfaqësoni ata në Kombëtare”, shprehet Haxhiu. /Express/