Elseid Hysaj, pothuajse i Lacios
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj, mund të quhet praktikisht lojtar i Lacios. Sipas mediave italiane, negociatat e gjata mes klubit të tij, Empoli dhe kryeqytetasve të Lacios janë drejt mbylljes, duke bërë të mundur kështu kalimin e 19-vjeçarit në romë. Mësohet se Empoli ka ulur pretendimet për mbrojtësin shqiptar dhe ka pranuar që ta shesë atë për 3 milion euro. Hysaj i bashkohet kështu tek Lacio Canës dhe Strakoshës, ndërkohë që kryeqytetasit kanë shfaqur interes edhe për shqiptarët Ujkani dhe Mërgim Mavraj.