e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Elis Bakaj nuk ia del, do të mungojë ndaj Skënderbeut

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Elis Bakaj nuk ia del, do të mungojë ndaj Skënderbeut

Elis Bakaj do te mungoj ndaj Skenderbeut, takim që do të luhet ditën e hënë ora 18:00. Sulmuesi bardheblu ka provuar të rikthehet në stervitje dy ditë më parë me dëshirën për të mos munguar të hënën në Korcë por kavilja e ka penguar.bakaj Bakaj ka ndjerë sërish dhimbje në kaviljen e dëmtuar duke u detyruar të ndalet.

Sot ai ka zhvilluar një tjetër vizite dhe seance terapie pasi ka ndjerë serish shqetesim dhe stafi mjekesor i ka kerkuar të ndalet për të mos përkeqesuar kaviljen.

Bakaj do të zhvillojë disa dite të tjera terapi intensive për të qenë gati për ndeshjen pasardhese që bardheblutë luajnë përballë Teutës në kryeqytet.