e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Elbasani në rënie të lirë

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Elbasani në rënie të lirë

Humbja e pësuar ndaj Pogradecit këtë fundjavë ka kompromentuar edhe më shumë pozitat e verdhebluve në kampionat, teksa vijojnë të jenë në vendin e fundit në klasifikim. elbasani pogradeciEdhe pse javë pas jave në Elbasan shpresojnë dhe janë të bindur se do të vijnë rezultatet që do ta shpëtojnë nga rënia nga kategoria, kjo gjë nuk po vjen.

Ndonëse elbasanasit në dy ndeshjet e fundit i kanë pasur takimet në fushën e tyre, nuk ia kanë dalë dot për të fituar, kjo edhe për faktin se përballë kanë pasur dy pretendentë për Superiore, Luftëtarin dhe Pogradecin.

Pjesa e dytë e kampionatit pas pushimeve të dimrit nuk ka nisur aspak mirë për verdheblutë, pasi në tri sfida kanë marrë vetëm një pikë, shumë pak për një ekip që do me patjetër të qëndrojë në kategori. Në xhiron e fundit të fazës së dytë, kalendari i rezervon një tjetër ndeshje në shtëpi, atë ndaj Shkumbinit, e cila mund të jetë sfida që mund të mbajë në garë elbasanasit.

Përgatiti: Vladimir Mema