e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

'Elbasan Arena' levdohet nga UEFA

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
'Elbasan Arena' levdohet nga UEFA

Shtëpia e re e Kombëtares shqiptare “Elbasan Arena” është gati të mirëpresë organizimin e ndeshjes eliminatore të “EURO 2016”-ës ndaj Danimarkës. Zëdhënësi i Federatës Shqiptare të Futbollit, Tritan Kokona, në një konferencë për shtyp në ambientet e impiantit të ri bëri të ditur vlerësimin e marrë nga UEFA në testin miqësor të Kombëtares shqiptare ndaj 19-vjeçarëve të Elbasanit.

“Kemi marrë vlerësim maksimal në testin miqësor me të rinjtë e Elbasanit. Në përgjithësi shkoi mirë, edhe pse ka disa gjëra për të rregulluar”, deklaroi Kokona.

Stadiumi nuk është një risi vetëm për sportdashësit shqiptarë, por edhe për median, që për herë të parë do të ketë çdo lehtësi për të bërë punën e vet. Por gjithashtu do të ketë edhe rregulla strikte të vendosura nga “qeveria” evropiane e futbollit.

“Tashmë kemi një stadium të ri jo vetëm për tifozët dhe ekipin, por edhe për mediat. Për herë të parë kemi një sallë konferencash me licencën A, që plotëson të gjitha kushtet e vendosura nga UEFA. Media ka rregulla të reja dhe të gjithë gazetarët, fotoreporterët dhe operatorët duhet të jenë të gatshëm për të hyrë në stadium dy orë më parë. Çdo gjë do të funksionojë në bazë të akreditimit të kryer më parë në FSHF”, sqaroi zëdhënësi Kokina.

Tashmë ka mbetur vetëm pista që stadiumi të kompletohet me qëllim të kryejë edhe funksione të tjera sportive. Pista pritet të bëhet e një cilësie mjaft të lartë, pasi mendohet që ajo të presë edhe gara ndërkombëtare të atletikës.