Ekspertet e BE-se, nje jave inspektim kushteve shtese per heqjen e vizave
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Nje ekip ekspertesh te Komisionit Europian do te vijne ne Shqiperi, ne mesin e muajit korrik, per te pare nga afer ate qe qeveria po ben me plotesimin e kritereve te evidentuara si te paplotesuara per liberalizimin e vizave. Burimet bejne te ditur se ekspertet e KE-se do te qendrojne rreth nje jave ne vendin tone, do te vertetojne nga afer ato çfare po behet me tre kriteret ende te paplotesuara per vizat. Nga ana tjeter perfaqesuesit e Ministrise se Jashtme theksuan se qeveria do t’i kete te plotesuara keto kritere gjate kohes se vizites se eksperteve. Por perfaqesuesit e KE-se fillimisht do te kerkojne te shikojne te miratuar edhe strategjine per te riatdhesuarit, e cila konsiderohet ende si nje pike e paplotesuar nga pala shqiptare.
Ne lidhje me kete pike, burimet bejne te ditur se ne fund te qershorit pritet qe Keshilli i Ministrave ta miratoje kete strategji, pas hartimit te draftit nga eksperte shqiptare dhe nderkombetare. Nga ana tjeter, nje fushe ne te cilen po levizet me shpejtesi nga qeveria shqiptare ne kuader te plotesimit te kritereve eshte edhe rritja e kapaciteteve per luften kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Perpara se ekspertet te vijne, qeveria pritet te marre nje vendim per rritjen e fondit te Policise se Shtetit. Po keshtu, nje tjeter vendim qe pritet te merret ne kete fushe eshte edhe shtimi i personelit ne sektorin e luftes kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit. Te gjitha keto masa do te merren perpara se grupi i eksperteve te vije ne Tirane, ne menyre qe ndryshimet te jene te prekshme nga ana e perfaqesuesve te KE-se.
Por perveç punes se qeverise per hartimin e strategjise dhe rritjes se buxheteve dhe personelit, nje pune e madhe po behet edhe me konfiskimin e aseteve kriminale. Kjo pike konsiderohet ende paplotesuar nga KE-ja dhe legjislacioni ne kete kuader nuk mungon. Ajo qe do te kerkojne te njihen ekspertet e KE-se lidhet me rastet e konfiskimeve dhe me çuarjen ne gjykate te ketyre çeshtjeve. Ne kete kuader, perveç verifikimit te punes se ekzekutivit, ekspertet e KE-se pritet te verifikojne edhe punen e gjyqesorit per sa i perket rasteve te konfiskimit te pasurive te banda kriminale dhe mafies. Nga ana tjeter, perfaqesuesit e KE-se perveç punes me verifikimin e kritereve qe pritet te plotesohen, do te zhvillojne edhe takime me perfaqesuesit e larte te ekzekutivit, si Kryeministrin Berisha dhe ministrat Ilir Meta dhe Lulzim Basha, ministrite e te cileve kane edhe ngarkesen kryesore ne plotesimin e ketyre standardeve.
Shqiperia pret qe ne fund te ketij viti te miratohet edhe levizja e lire e shqiptareve ne hapesiren “Schengen”. Sipas perfaqesuesve te Ministrise se Jashtme, pas mbledhjes se fakteve nga grupi i eksperteve ne korrik pritet qe ne muajin shtator, Parlamenti Europian do te permbylle procedurat e miratimit te propozimit. Me pas radhen ne kete proces do ta kete Keshilli i Ministrave i vendeve anetare te Bashkimit Europian, i cili pritet t’i beje edhe propozimin perfundimtar Komisionit Europian ne lidhje me kerkesen e Shqiperise per te perfituar liberalizimin e vizave.