Arrestohet Albin Kurti
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Zoti Kurti u arrestua pas një takimi me gazetarë në selinë e Lëvizjes në Prishtinë, pak kohë pasi paralajmëroi pjesëmarrjen e Lëvizjes që ai udhëheqë në zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2011.
Njëri nga aktivistët e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, i tha BBC-së se ndërhyrja e policisë për arrestimin e Kurtit, në selinë e Lëvizjes, ishte e dhunshme.
Policia e Kosovës ka përdorur gazin lotësjellës për të mundësuar aksionin e arrestimit të zotit Kurti dhe gjatë aksionit ka thyer dritaret e selisë së Lëvizjes Vetëvendosja dhe ka përmbysur gjërat brenda saj.
Gjatë aksionit janë arrestuar edhe 6 aktivistë të tjerë të lëvizjes dhe janë lënduar një nuëmr syresh në përplasje me policinë.
Por zyrtarë të policisë thanë se njësitë policore nuk ka përdorur dhunë gjatë arrestimit të zotit Kurti.
Aktivistë të Lëvizjes kanë përmbysur dy makina të misonit të EULEX-it në shenjë hakmarrje ndaj arrestimit të zotit Kurti.
Drejtues të Lëvizjes kanë paralajmëruar se deri në seancësn e ardhshme gjyqësore ndaj zotit Kurti, që pritet të zhvillohet më 21 qershor, do të vendosin se cilat do të jenë hapat e mëtejshme.
Albin Kurti u arrestua mbi bazën e një fletarresti të lëshuar nga një gjykatës ndërkombëtar, me akuzën se ka bërë thirrje për rezistencë dhe pengim të personave zyrtarë gjatë një proteste në vitin 2007.
Dy persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën, kur policia e UNMIK-ut, përdori plumbat e gomës për të shpërndarë turmën, që protestonte kundër pranisë ndërkombëtare në Kosovë.
Një numër seancash gjyqësore ndaj zotit Kurti janë shtyrë në dy muajt e kaluar, për shkak të mos pranisë së zotit Kurti në sallën e gjykatës.
Policia e Kosovës ka provuar disa herë që ta arrestojë zotin Kurti por pa ndonjë sukses.
Një numër organizatash joqeveritare kanë mbledhur mbi 170 mijë nënshkrime me kërkesën për të pezulluar procesin ndaj udhëheqësit të Lëvizjes Vetëvendosja.