e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

BE: Koha mbaroi, kriza te zgjidhet menjehere

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
BE: Koha mbaroi, kriza te zgjidhet menjehere
Ministrat e Jashtem te 27 vendeve anetare te Bashkimit Europian kane leshuar nje ultimatum real per krizen shqiptare, duke deklaruar se “eshte koha e fundit per zgjidhjen”. Keshilli per Pune te Jashtme te BE-se, ne mbledhjen e djeshme qe drejtohej nga baronesha Catherine Ashton, i mbajtur ne Luksemburg, ka miratuar nje deklarate te posaçme per Shqiperine, ku kerkojne qe qeveria dhe opozita te gjejne me shpejtesi nje zgjidhje per krizen politike ne vend. Kjo u kerkua edhe nga shefja e Politikes se Jashtme te BE, Cathernie Ashton, ne nje deklarate pas perfundimit te takimit te nivelit te larte. “Te gjithe jemi te interesuar te shohim se ç’do te ndodhe me nismen e Daul dhe Schultz.

Ne duam te arrijme ne nje zgjidhje, sa me pare. Duam qe Shqiperia te jete ne rrugen e BE”, theksoi perfaqesuesja e larte e BE, duke qene ne nje linje diplomatike me deklaraten e perbashket te ministrave europian. Por deklarata e kryediplomateve te BE-se ne menyre edhe me te qarte thekson se “eshte limiti i fundit kohor per te gjetur nje zgjidhje per krizen aktuale, ne nje baze qe do t’i qendroje testit te kohes”. Po keshtu Keshilli thekson se kerkesa e Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE do te shqyrtohet edhe sipas kriterit politik. Ne lidhje me çeshtjen e vizave Keshilli i Ministrave vendosi qe pas permbushjes se kritereve nga ana e Shqiperise, secili nga vendet anetare te BE-se do te japin veton perfundimtare.

Shqiperia

Keshilli vazhdon te jete i shqetesuar ne lidhje me situaten politike ne Shqiperi te krijuar pas zgjedhjeve te pergjithshme te 28 qershorit. Ai vlereson kthimin e opozites ne Parlament, si pasoje e iniciatives lehtesuese te marre nga kreret e grupeve parlamentare te PE-se, Daul dhe Schultz, ne emer te grupeve politike qe perfaqesojne dhe me mbeshtetjen e komisionerit per Zgjerim, Fule.

eshte limiti i fundit kohor per te gjetur nje zgjidhje per krizen aktuale, ne nje baze qe do t’i qendroje testit te kohes. Megjithate Keshilli shpreh keqardhjen, qe nisma lehtesuese e ndermarre nuk ka gjetur ende mbeshtetjen e duhur per te mundesuar qe qeveria e Shqiperise dhe opozita te tejkalojne diferencat e tyre. Keshilli perserit qe eshte pergjegjesi e qeverise se Shqiperise se bashku me opoziten per te gjetur me shpejtesi, ne menyre transparente dhe ne respekt te plote te Kushtetutes zgjidhje dhe menyra te cilat do te kerkohen per ta çuar vendin drejt rruges se Bashkimit Europian.

Keshilli inkurajon Shqiperine te vazhdoje ne menyre aktive reformat e nevojshme per te implementuar ne menyre te bute dhe te shpejte Marreveshjen e Stabilizim Asocimit, duke marre parasysh prioritetet evuopiane dhe perserit mbeshtetjen per perspektiven europiane per Shqiperine. Keshilli kujton se aplikimi i Shqiperise per statusin e vendit kandidat ne BE i pranuar ne prill te 2009-s, do te vleresohet ne perputhje me parimet e percaktuara ne Traktatin e BE-se dhe kriteret e percaktuara nga Keshilli Europian i Kopenhages ne 1993, dhe po keshtu nga konkluzionet e dhjetorit te vitit 2006 te Keshillit Europian ne konsensusin e rinovuar per zgjerimin. Keshilli ka rene dakord qe ta shqyrtoje kete çeshtje kur komisioni te kete paraqitur opinionin e tij.

Vizat

Keshilli, duke kujtuar konkluzionet e meparshme, sipas te cilave BE mbeshtet fuqimisht heqjen e regjimit te vizave per te gjitha vendet e Ballkanit Perendimor, si dhe deklaraten e perbashket e PE-se dhe Keshillit te 30 nentorit 2009, mirepret progresin e arritur nga Shqiperia dhe Bosnja ne arritjen e kritereve per liberalizimin e vizave dhe thekson ne kerkesen e Komisionit ne 27 maj 2010 per PE-ne dhe vendimin e Keshillit per te amenduar Rregulloren 539/2001, ashtu siç aplikohet per shtetet anetare. Keshilli dhe PE do te marrin nje vendim sapo komisioni te vleresoje se te gjitha standardet e pazgjidhura te jene permbushur. Ne mbledhjen e ministrave te Jashtem te BE, Franca ka bindur vendet anetare qe te ndryshojne qendrimin per sa i perket procesit te vizave. Ministri i Jashtem francez, Bernard Kouchner, ka bere qe deklarata e ministrave te ndryshoje, duke vleresuar progresin e Shqiperise dhe Bosnjes. “Nuk kemi marre tamam nje vendim per vizat. Por nese nje dite propozimi do te vije, ne do te marrim nje vendim per hapjen, siç kemi bere me Serbine”, ka deklaruar Kouchner.