Ekipi nga Kalabria ngjitet në Serinë A pas 93 viteve (FOTO)
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Krotone është skuadra më e re e Serisë A. Ekipi modest nga Kalabria u kualifikua mbrëmjen e së premtes pas barazimit 1-1 me Modenën.
Krotones i mjaftonte vetëm një pikë për t'u kualifikuar matematikisht në kategorinë e "të mëdhenjve".
Sipas shtypit italian, Krotone ringjitet në Serinë A pas 93 viteve. Mediat kanë bërë një krahasim mes arritjeve të Krotones dhe suksesit që Lieçesteri po arrin në Premier Ligë.

