Lika sqaron te ardhmen e Duros Ja keqkuptimet me klubin

Lika sqaron të ardhmen e Duros: Ja keqkuptimet me klubin

Kukësi fitoi mbrëmje e së premtes ndaj Flamurtarit në Vlorë me rezultatin 0-1 nën drejtimin e Hasan Likës. Trajneri pranoi "incidentet" që Duro ka pasur me drejtues të klubit, duke thënë se ato kanë qenë keqkuptime dhe ai pritet të rikthehet si drejtues i skuadrës.

Trajneri i Kukesit, Klodian Duro, gjate ndeshjes se futbollit, Teuta-Kukesi, 0-0, e vlefshme per Kampionatin Kombetar, e luajtur ne stadiumin Niko Dovana, ne Durres. /r/n/r/nKukesi's coach Klodian Duro during the Albanian Super League football match Teuta vs Kukesi, 0-0, at the Niko Dovana stadium in Durres.

"Ajo që mund të them është se unë ndodhem sot këtu si zëvendësues provizor i Duros që nuk ishte prezent, por ai pritet të rikthehet dhe të bashkohet menjëherë me ekipin. Pas ndeshjes me Partizanin mes trajnerit dhe drejtuesve ka pasur një diskutim dhe një keqkuptim.

Mendoj se tashmë është një çështje e zgjidhur ose që do të zgjidhet shumë shpejt. Ai mund të ishte sot këtu, por mbase i është dashur më shumë kohë për të lënë pas atë diskutim. Gjykoj se gjithçka do të zgjidhet në ditët në vijim. Duro mbetet zyrtarisht trajner i Kukësit",-tha Lika.


Artikujt e fundit


Reklama

Reklama