e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

Ekipi i Holandes debohet nga hoteli per t'i liruar vendin sponsoreve

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Ekipi i Holandes debohet nga hoteli per t'i liruar vendin sponsoreve

FIFA ka përjashtuar Holandën nga hoteli sepse askush nuk e kishte menduar që kjo skuadër do të qëndronte kaq gjatë në këtë kampionat. Para fillimit të garës, rezervimi nuk parashikonte që ata të qëndronin deri në fazën përfundimtare të garës dhe ishte caktuar që në vend të tyre të qëndronte stafi i Federatës Ndërkombëtare të Futbollit edhe i disa sponsorëve të ndryshëm. 

Vetëm një ditë para gjysmëfinales së madhe me Argjentinën, ekipi holandez ka liruar dhomat e hotelit në Rio de Janeiro, kurse lajmi është konfirmuar edhe nga profili zyrtar i Kombëtares holandeze në rrjetin social twitter.

Natyrisht që kjo lëvizje nuk është pritur mirë dhe në lidhje me këtë situatë ka reaguar dhe presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës Bert van Oostveen, i cili ka deklaruar se ky është një veprim i turpshëm.

“Kjo është e turpshme. Nuk e kuptoj këtë veprim. Sportistët tani duhet të lirojnë hotelin duke kërkuar akomodim të ri. Kjo lëvizje është në dëm të lojtarëve, të cilët ishin ambientuar me hotelin dhe tani do të duhet të ndryshojnë vendin në prag të ndeshjes më të rëndësishme të karrierës së tyre”, u shpreh Oostveen.