Boterori rrezikon te perfshihet nga skandali i shitjeve te biletave
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Rrezikon të shpërthejë zyrtarisht një skandal i madh në Kampionatin Botëror në Brazil. Sipas agjencisë së lajmeve “AP”, një zëdhënës i policisë braziliane ka konfirmuar arrestimin e Ray Whelan. Kush është ai?
Drejtori i “Match”, kompania e vetme e autorizuar zyrtarisht nga FIFA për shitjen e biletave të botërorit. Akuza ka të bëjë me shitjen ilegale të biletave. Whelan e ka kaluar natën në stadiumin e policisë në Rio de Janeiro-s.
Zëdhënësi i policisë, Pedro Dantas ka deklaruar se, “Whelan duhet t’i përgjigjet akuzave për disa parregullsi në lidhje me shitblerjen e biletave”.
Ai është arrestuar në “Copacabana Palace Hotel”, i shfrytëzuar edhe nga figura të larta të FIFA-s gjatë botërorit.