'Edhe ti mbi lulishte ke bere pallat… Ke marre sa leje ndertimi ke dashur' – i thote Lubonja Blendi Fevziut
Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Drejtuesi i emisionit “Opinion”, Blendi Fevziu, është kthyer mbrëmë për minuta të tëra nga moderator, në i akuzuar, kur një nga të ftuarit e tij në studio, Fatos Lubonja, e akuzoi për pronat e shtuara dhe flirtimet politike për leje ndërtimi. Replikat e ashpra në studion e TV Klanit kanë nisur rreth orës 23.00. Tema e emisionit kanë qenë akuzat e PD-së për bashkëshorten e Edi Ramës (temat e Fevziut përputhen çdo herë e më shumë me “temat” e PD-së).
Në studio kanë qenë disa të ftuar, mes të cilëve Lubonja, Zogaj, Hoxha (Artan) etj. Në një moment Lubonja i është referuar një bisede me ish-kryetarin e bashkisë së Tiranës, Albert Brojka, për një plan rregullues që ekzistonte që në kohën e qeverisë së Adil Çarçanit. Në këtë moment ka ndërhyrë Blendi Fevziu dhe ka mohuar ekzistencën e këtij plani, ndërsa më pas biseda në studio ka precipituar. Për minuta të tëra ishte Lubonja ai që pyeste dhe moderatori Fevziu që përgjigjej e mbrohej.
Edhe pallatin tënd mbi lulishte e ke ndërtuar – u shpreh Lubonja dhe në replika e sipër i ka kujtuar Fevziut se ke marrë “sa leje ndërtimi ke dashur”. “A ke vepruar edhe ti njësoj, atëherë pse pyet për akuzat që i bën PD, Linda Bashës” – është shprehur Lubonja. Fevziu është mbrojtur fillimisht me “stil PD-je” duke i thënë Lubonjës “edhe pallati ku jeton ti është bërë mbi lulishte”. Lubonja i është përgjigjur se “nuk është bërë mbi lulishte, por aty ka qenë studio e Odhise Paskalit”. Fevziu ka thënë më pas që nuk është ai pronar i pallatit, por “nuk është mëkat të kesh prona”. Sherri është shuar disi me ndërhyrjen e Preç Zogajt dhe më pas është futur një bllok publicitar.
Konflikti mes të dyve me sa duket ka bërë përshtypje te gazetarët si komunitet, sepse mbrëmë në mesnatë profilet e tyre në faqet sociale u mbushën me postime mbi këtë temë.
http://respublica.al/artikuj/2013/01/18/edhe-ti-mbi-lulishte-ke-bere-pallat-ke-marre-sa-leje-ndertimi-ke-dashur-i-thote