e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Britania: Vendimi i njeanshem i Serbise per Presheven, per te ardhur keq

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Britania: Vendimi i njeanshem i Serbise per Presheven, per te ardhur keq
Ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd ka shprehur sot keqardhje për shkak të vendimit të njëanshëm të qeverisë së Serbisë për largimin e përmendores në Preshevë, në momentin kur zgjidhja e kënaqshme ishte “shumë afër”. Më tej, në deklaratën e Ambasadës britanike theksohet se, vendimi i njëanshëm i qeverisë së Serbisë, pa konsultime me komunitetin lokal, është për të ardhur keq dhe shtohet se, për këtë hap qeveria serbe kishte vendosur në momentin, kur dukej se zgjidhja e kënaqshme për të dy palët ishte shumë afër.

Ambasada britanike ka përshëndetur përpjekjet e OSBE-së, përfaqësuesit e së cilës kanë ndërmjetësuar në negociatat ndërmjet qeverisë së Serbisë dhe përfaqësuesve të komunitetit shqiptar në pjesën jugore të Serbisë, lidhur me përmendoren e pjesëtarëve të rënë të UÇPMB-së. Ambasada u ka bërë thirrje të gjitha palëve, që “të tregojnë përmbajtje dhe t’iu shmangen lëvizjeve dhe deklaratave, që mund të sjellin nxitje të tensioneve”.