e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Aktualitet

Vetevrasjet me helmim, qeveria mbyll tregun e pesticideve

Në këtë seksion: Aktualitet · 8 artikuj ↓
Vetevrasjet me helmim, qeveria mbyll tregun e pesticideve
Numri i madh i vetflijimeve në Shqipëri ka detyruar shtetin të mbyllë tregun e pesticideve në vend. Në fakt, kush ka detyrim të blejë për nevoja bujqësore do duhet të kalojë procedura të forta deri në sigurimin e kësaj lënde. Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit ka nisur procedurat, që të frenojë liberalizimin, që ka ky treg aktualisht, duke u kthyer në vrasësin më të madh të shqiptarëve.

Me një vështrim të thjeshtë në tregjet e rrugëve, kjo procedurë duket se nuk zbatohet. Pothuajse në çdo ambient ku tregtohen pesticidet mund të gjesh fostoksinë sa për të kryer 2-fishin e vetvrasjeve, që numërohen deri tani me statistika mjekësore. Mjekët kanë kërkuar masa më të rrepta, madje duke pretenduar ndalimin e importit të këtyre helmeve, përsa kohë përbën rrezik për vetëflijime në masë.