Edhe Vatikani kunder Lotitos
Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
Vatikani del kundër Lotitos. Nuk i kanë mjaftuar sulmet e njëpasnjëshme presidentit të Lacios por tani duhet të durojë edhe kritikat e Selisë së Shenjtë. Sipas “Observatorit Roman” Vatikani ka lëshuar kritika të forta kundër Lotitos.
“Verdikti i fushës përgënjeshtroi më së miri konsideratën e dikujt (Lotitos) për skuadrat e quajtura të vogla. Kanë qenë pikërisht Parma dhe Çezena që kanë ndaluar kryesuesit e Serisë A”, shkruhej në artikullin e Vatikanit.
Lotito ishte përgjuar gjatë një telefonate ku i kërkonte bashkëbiseduesit që të mos sillte në Serinë A skuadra të vogla pasi nuk do të shiteshin të drejtat televizive. Fjalët e Lotitos sollën një indinjatë të madhe në futbollin italian dhe ishin të paktë ata që i dolën në mbrojtje.