e mërkurë, 18 nëntor 2026
Shqiperia.comPortali shqiptar
Sporti

EUROPIANI/ Shkëlzen Gashi rrezikon Francë 2016

Në këtë seksion: Sporti · 8 artikuj ↓
EUROPIANI/ Shkëlzen Gashi rrezikon Francë 2016

Sulmuesi i Kombëtares ka zgjedhur që t'i largohet futbollit europian dhe të nisë një aventurë të re në Amerikë. Pas problemeve që hasi te Bazeli, shqiptari zgjodhi një tjetër skuadër dhe një tjetër kampionat për muajt në vazhdim të këtij sezoni.gashi shkelzen Ai ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare. Duket se do të jetë një futbollist i privilegjuar në skuadrën amerikane, megjithatë niveli i futbollit përtej Oqeanit nuk duket të jetë i tillë si në Europë.

Për këtë arsye, Gashi do të duhet të djersijë shumë jo vetëm me ekipin, por edhe sa herë që do të grumbullohet me kuqezinjtë, në mënyrë që të garantojë një vend titullari në ndeshjet që do të luhen në qershor në "Francë 2016".

Me sa duket, minutazhi do të jetë i garantuar për Gashin te Kolorado, por mbetet për t'u parë forma e tij a do të ruhet e mirë, apo do të pë- sojë rënie për shkak të nivelit të kampionatit.